Kapen në flagrancë duke shkëmbyer lëndë narkotike, arrestohen 4 persona në Fier

Shqipëria

Kapen në flagrancë duke shkëmbyer lëndë narkotike, arrestohen 4 persona në Fier

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Policia e Shtetit ka publikuar sot pamjet e një operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në qarkun e Fierit.

Sipas njoftimit të policisë, janë vënë në pranga shtetasit B. D. 34-vjeç dhe R. K. 38-vjeç, banues në fshatin Kurjan, dhe I. G. 30-vjeç dhe K. G. 24-vjeç, banues në fshatin Dërmënas, që u kapën në flagrancë duke shkëmbyer lëndë narkotike.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar 1 armë gjahu, municion luftarak, 1.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, 1 peshore elektronike për peshimin e lëndës narkotike, shuma 100 mijë lekë [820 euro] me të cilën do blihej lënda narkotike, 3 automjete, 7 aparate celulare dhe 2,300 euro që u gjetën gjatë kontrollit në banesat e shtetasve të arrestuar.

Po gjatë operacionit, policia bllokoi dhe dy armë zjarri pistoleta, të cilat do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat