Aksident në afërsi të fshatit Drobonik në Berat, makina del nga rruga dhe bie në kanal

Shqipëria

Aksident në afërsi të fshatit Drobonik në Berat, makina del nga rruga dhe bie në kanal

Më: 3 mars 2022 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të fshatit Drobonik në Berat.

Një automjet, tip Citroen, me targa AB 682 DN, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në kanal.

Mësohet se mjeti ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe dhe kthesës së vështirë të rrugës.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se automjeti rezulton të jetë në pronësi të një gruaje nga fshati Bardhaj, ndërkohë që në automjet udhëtonte një djalë, identiteti i të cilit nuk dihet ende pasi drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina dhe është larguar nga vendngjarja.

Të njëjtat burime konfirmojnë se edhe në Spitalin Rajonal të Beratit nuk është paraqitur për mjekim asnjë shtetas.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e tij.

Dyshimet e para të policisë janë se drejtuesi i mjetit mund të ketë që pa patentë, adoleshent ose i dehur.

Të gjitha këto dyshime lidhen me faktin se drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë pas aksidentit, ndërkohë që policia është duke u përpjekur të gjejë pronaren e mjetit, për të dëshmuar se kujt ja kishte lënë makinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat