E qëllon me thikë direkt drejt zemrës, sherr mes gjimnazistëve në Pogradec, 15-vjeçari në gjendje kritike

Shqipëria

E qëllon me thikë direkt drejt zemrës, sherr mes gjimnazistëve në Pogradec, 15-vjeçari në gjendje kritike

Më: 9 mars 2022 Në ora: 15:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sherri i nisur në rrjetet sociale për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një 15 vjeçari në Pogradec. ABC ka siguruar pamjet e ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë pranë shkollës “Gjergj Pekmezi” në Pogradec, ku shihet se si plagoset 15 vjeçari.

16-vjeçari J.L shihet se mban në dorë një thikë të madhe, ai i afrohet nga pas 15-vjeçarit dhe më pas e godet me thikë drejt zemrës. Pas këtij akti të rëndë 16-vjeçari largohet ndërsa i plagosuri shihet teksa ulet në tokë.

Policia njofton se momentalisht i plagosur është në gjendje kritike dhe mund të rrezikojë jetën për shkak të plagës së shkaktuar nga thika.

Pas ngjarje policia ka mundur të arrestojë J. L., 16 vjeç, banues në Pogradec, pasi ditën e djeshme në lagjen nr. 1, Pogradec. Ai do të përballet tashmë me akuzën e për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasin G. R., 50 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer veprime që pengonin zbulimin e së vërtetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat