Braçe reagon për protestën për rritjen e çmimeve: Populizmi do rrënojë vendin

Shqipëria

Braçe reagon për protestën për rritjen e çmimeve: Populizmi do rrënojë vendin

Më: 9 mars 2022 Në ora: 22:25
Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar kundër protestës për rritjen e çmimeve të zhvilluar në Tiranë përballë Kryeministrisë.

Braçe thotë se “rruga nuk mund të bëjë politikën e taksave” dhe se protesta është populizëm.

Si është ta bëj RRUGA politikën e taksave?"

Ja kështu:

Folësi flet kundër tatimit të ulet të DIVIDENTIT, tatimit të KRAHUT TE PUNES dhe, berishizmi i përgjigjet:

POSHTË KOMUNIZMI! Edhe për tatim të dividentit, edhe Poshtë Komunizmi, nuk shkon!

Populizmi do rrënoj vendin!

Si është ta bëj RRUGA politikën e taksave? (2)

Intelektuali: Ministrja na tha që ta blejmë bukën në këmbë jo me makinë; Ministrja harron që e blemë bukën në këmbë do lodhemi e do hamë më shumë bukë!

Ku ti gjejmë lekët ne për më shumë bukë? Hë ministre?!”-shkruan Braçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat