Vrau çiftin dhe fëmijët/ 61-vjeçari grek rrëfen si masakroi familjen shqiptare në dhomën e tyre të gjumit

Shqipëria

Vrau çiftin dhe fëmijët/ 61-vjeçari grek rrëfen si masakroi familjen shqiptare në dhomën e tyre të gjumit

Më: 10 mars 2022 Në ora: 09:14
Viktimat dhe vrasësi

61-vjeçari grek i cili vrau 4 anëtarët e familjes shqiptare në qytetin Andradiva ka rrëfyer ngjarjen në polici. Një pjesë e deklaratës është zbardhur nga mediet greke, të cilat raportojnë se 61-vjeçari ka thënë që kishte shkuar te banesa e familjes Kocaj për të ushqyer qenin, por më pas u përlesh me ta.

“Nuk u ktheva në shtëpi për të kërkuar paratë, por për t’i dhënë ushqim dhe ujë qenit tim”, ka thënë ai, duke pretenduar se ishte telefonuar nga nëna e tij që banonte një kat më sipër familjes shqiptare, e cila i ishte ankuar se po i shkaktonin probleme.

“Shkova në shtëpinë e tyre dhe u konfliktuam. Gjatë sherrit ishim në dhomën e tyre të gjumit. Aty i qëllova. Ata i kishin mbyllur uji dhe kishin fikur energjinë për nënë time të moshuar, e kishin lënë në errësirë. Atë ditë më mori duke qarë dhe më tha që ia kishin fikur dritat sërish. I telefonova dhe u përpoqa të normalizoja situatën. Por 32-vjeçari Armando Kloci më sulmoi verbalisht. Pastaj shkova të flisja nga afër. Konflikti verbal u kthye në përplasje mes të treve. Gjatë përleshjes ishin në dhomën e tyre të gjumit, i hodha në krevat dhe i qëllova”, ka thënë ai para hetuesve grekë.

Por, 61-vjeçari i cili ishte pronari i banesës ku qëndronte me qira familja shqiptare, nuk ka pranuar të tregoja përse vrau edhe dy fëmijët e mitur të çiftit, 2 dhe 3 vjeç, të cilët i mbyti me duar. Ai thotë se “nuk e mban mend” çfarë ka ndodhur me fëmijët. Ndërsa avokati i tij mbrojtës tha se kërkesa që kishte bërë për një ekspertizë psikiatrike për klientin e tij ishte refuzuar. 61-vjeçari u dërgua në burgun e Koridhalos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat