Grupi parlamentar i PS nuk pranoi kërkesën, Agalliu del nga Kuvendi: Nuk jemi dakord me masat e qeverisë

Shqipëria

Grupi parlamentar i PS nuk pranoi kërkesën, Agalliu del nga Kuvendi: Nuk jemi dakord me masat e qeverisë

Më: 17 mars 2022 Në ora: 10:44
Agalliu

Kërkesën për interpelancë lidhur me situatën ekonomike në Shqipëri, është refuzuar.

Agalliu: Si sekretar i grupit parlamentar të PD, jam për të përcjellë shqetësimin si grup parlamentar. Kemi kërkuar në interpelancë zotin Rama lidhur me situatën ekonomike të vendit tonë, ka një rritje të çmimeve që është shoqëruar me protesta.

PD që në shtator të 2021 ka parashikuar situatën e rritjes së çmimeve, të cilës iu bashkangjit dhe situata e luftës. PD ka bërë disa propozime për TVSH për disa produkte të shportës apo ulje të barrës fiskale, këto propozime nuk u menduan të përshtatshme nga qeveria.

Tani vijmë në një situatë kur përballemi me abuzueshmëri. Ne nuk jemi dakord me masat e qeverisë se 80% nuk mund ti quaj masa se kanë qenë të programuara në buxhet, pjesa tjetër janë fasadë. Unë sot i kërkova grupit parlamentar të PS të ndryshonin rendin e ditës dhe të vendosnin si pikë interpelancë me kryeministrin. Nuk është pranuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat