Disa ditë pasi dha dorëheqjen nga kryesimi i PD, Basha bën deklaratën e parë

Shqipëria

Disa ditë pasi dha dorëheqjen nga kryesimi i PD, Basha bën deklaratën e parë

Më: 31 mars 2022 Në ora: 12:31
Ish-kryetari i PD Lulzim Basha

Ish-kryetari i PD Lulzim Basha ka mbërritur në Kuvend ku do  të marrë pjesë në seancën plenare.

Një orë përpara nisjes së seancës plenare, është mbledhur grupi parlamentar i PD ku Basha nuk ishte i pranishëm.

Në grupin e PD kanë marrë pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetët e tjerë që janë përjashtuar nga grupi parlamentar.

Fjala e Bashës para mediave

A është me bashkuar PD?

Unë do punoj që PD të jetë alternativë për njerëzit. Që të jetë do të thotë të pounojë për njerëzit dhe të kalojë interesat personale. Unë nuk heq dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. Do punoj që një Pd e bashkuar të kthehet në shpresë për njerëzit.

Një nga arsyet e aktit tim ka qenë tejkalimi interesave personale për ti dhënë mundësinë çdo forumi të PD dhe demokratëve të kenφ mundësinë të vendosin lirisht. Prandaj nuk mora pjesë në një mbledhje e cila kishte të gjitha gjasat që do degradonte në një konfrontim. Grupi ka nevojë për bashkim dhe jo përçarje.

Unë kam bërë dhe do bëj gjithçka që PD të bashkohet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat