Drejtori i shkollës ngacmon seksualisht 15-vjeçaren në Lushnje, prangoset nga policia

Shqipëria

Drejtori i shkollës ngacmon seksualisht 15-vjeçaren në Lushnje, prangoset nga policia

Më: 1 prill 2022 Në ora: 12:16
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë për opinionin publik ka ndodhur në Lushnje.

Bëhet e dije nga njoftimi i policisë se drejtori i një shkolle 9-vjeçare në rrethin Lushnjë është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçe.

Në një njoftim zyrtar, autoritetet njoftojnë gjithashtu se në pranga ka rënë shtetasi Rr. Ç., 55 vjeç.

Njoftimi i policisë Lushnjë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Rr. Ç., 55 vjeç, banues në fshatin Gjuzë, drejtor i një shkolle 9-vjeçare në rrethin Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat