​Moti i keq në Shqipëri, Policia ka një apel ndaj drejtuesve të automjeteve

Shqipëria

​Moti i keq në Shqipëri, Policia ka një apel ndaj drejtuesve të automjeteve

Më: 1 prill 2022 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Nisur nga moti i keq, me reshje shiu në të gjithë vendin, Policia e Shqipërisë apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Sipas policisë, drejtuesit e mjeteve dhe të motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të ruajnë distancën gjatë qarkullimit, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të mos drejtojnë automjetet apo motomjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Në të gjitha akset rrugore kryesore, në qendrat urbane e akset kryesore rurale, janë prezente shërbimet e Policisë Rrugore, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për t'i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme.

Të gjithë përdoruesit e rrugës të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë Rrugore dhe të autoriteteve të tjera shtetërore, dhe në rast të bllokimit të rrugës, drejtuesit e mjeteve të qëndrojnë në radhë deri në zhbllokimin e saj. Aktualisht të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, me përjashtim të aksit Elbasan - Librazhd, tek ura e Murrashit, ku lëvizja kryhet vetëm në një korsi, pasi në rrugë ka inerte. Nga ana e firmës kontraktore po punohet për zhbllokimin e plotë të rrugës. Për çdo problem që mund të hasni, kontaktoni në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital”, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat