Detajet e reja/ Çfarë iu gjet në makinë Nuredin Dumanit? Mjeti drejtohej prej tij, nuk iu kundërpërgjigj zjarrit

Shqipëria

Detajet e reja/ Çfarë iu gjet në makinë Nuredin Dumanit? Mjeti drejtohej prej tij, nuk iu kundërpërgjigj zjarrit

Më: 3 prill 2022 Në ora: 17:23
Nuredin Dumani

Të tjera detaje kanë dalë  pas arrestimit të Nuredin Dumanit, që mbeti i plagosur pranë fshatit Papër në Elbasan.

Dumani ishte ne drejtimin e mjetit tip BMW gjatë momentit të atentatit. Makina është qëlluar me plumba breshëri kallashnikov. 5 prej tyre prekën mjetin në krahun e shoferit, ndërsa tre të tjerë në pjesën e pasme dhe një në xhamin e parë.

Pas këtij moment, i shumëkërkuari që ka mbetur edhe i plagosur, ka dalë nga makina dhe është pozicionuar për tu mbrojtur, por nuk ka qëlluar në asnjë moment në drejtim të autorëve që janë larguar. Gjatë marrjes në pyetje, 39-vjeçari i tha policisë së nuk mundi t’i shikojë autorët.

Përveç sekuestrimit të disa armëve që dispononte Dumani dhe miku i tij Henrik Hoxhaj policia ka gjetur edhe një shumë prej 2 mijë eurosh. Referuar dosjes hetimore, në mjetin me të cilin lëvizte Hoxhaj janë sekuestruar 1650 euro dhe një kartëmonedhe 10 mijë lekëshe. BMW x5  me të cilën lëvizte Dumani ka pasur numrin e shasisë të dëmtuar për të mos u identifikuar.

Dumani  ishte në kërkim për disa ngjarje të rëndë kriminale të ndodhura në qytetin e Durrësit. Ai akuzohet për vrasjen e Anxhelo  Avdisë e Dorian Shkozës si dhe ekzekutimin e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia, ngjarje të ndodhura në qytetin e Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat