Zgjedhjet në Fier, deputeti i PD: Fluks anëtarësh, në votim dhe drejtues departamentesh që kanë qenë në Kuvendin e 18 dhjetorit

Shqipëria

Zgjedhjet në Fier, deputeti i PD: Fluks anëtarësh, në votim dhe drejtues departamentesh që kanë qenë në Kuvendin e 18 dhjetorit

Më: 10 prill 2022 Në ora: 12:06
Luan Baçi

Deputeti i PD, i deleguari për qarkun Fier Luan Baçi ka folur për procesin e votimit që po mbahet sot në Fier për kreun e degës.

Baçi tha se është një proces në vazhdimësi, si rezultat i Kuvendit të 11 dhjetorit. Ai theksoi se në votim ka pasur dhe disa drejtues departamentesh që kanë qenë në Kuvendin e 18 dhjetorit dhe se dega ka unitet.

“Tani kulmon me zgjedhjet e kryetarët të degëve, një risi sepse tashmë kryetarët e degëve zgjidhen me një anëtar, një votë. Ka një fluks anëtarësh të PD-së që vijnë për të votuar, megjithëse me pak vështirësi për shkak të motit, pjesëmarrja shumë e mirë. Procesi do vazhdojë deri në fund të ditës, deri sa të votojë dhe anëtari i fundit. Të dy kandidatët janë pjesë e strukturës aktive të PD-së. Ishin me dhjetëra kandidatët që mund të garonin.

Sot unë pashë që po vijnë këtu shumë anëtarë të PD-së, disa drejtues departamentesh që kanë qenë në Kuvendin e 18 dhjetorit, jo të 11 dhjetorit. Më është bërë qejfi shumë që i shikoj që po votojnë. Fieri ka pasur një veçanti, ka pasur një numër të vogël që kanë qenë skeptikë dhe sot janë këtu. Dega e Fierit është shumë e bashkuar. Në Mallakastër ishte e njëjta situatë, një pjesëmarrje e madhe. Pas vendimit të gjykatës ka pasur një frymë bashkëpunimi dhe anëtarësia është e sqaruar”,
tha Baçi.

Ai tha se njëherazi me votimet do të ketë dhe regjistrim të anëtarësisë për shkak të ndryshimeve të shpeshta nga situata e krijuar në PD.

“Në procesin e sotëm të votimit ka filluar dhe regjistrimi elektronik i çdo anëtari të PD-së. Në këto situata të pazakonta që kemi kaluar ka pasur një ndryshim të shpeshtë të listave të anëtarësisë të PD-së, ka lëvizje të shumta, ikje masive dhe pjesa dërrmuese janë anëtarë të PD-së që largohen nga vendi nga papunësia, nga pasiguria, nga padrejtësitë që bëhen. Sot bëjmë dhe regjistrimin e anëtarësisë dhe do kemi një databazë të sigurt dhe të saktë për numrin e anëtarësisë së PD-së”, tha deputeti i PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat