Fshati i braktisur dy herë, në Bërshi të Klosit asnjë investim, banorët janë larguar

Shqipëria

Fshati i braktisur dy herë, në Bërshi të Klosit asnjë investim, banorët janë larguar

Më: 17 prill 2022 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Mungesa e investimeve ka detyruar banorët që ta braktisin fshatin Bërshi në Klos. Ata që kanë mbetur ankohen për rrugën e dëmtuar dhe mungesën e një sistemi vaditës.

Fshati Bërshi në Klos është braktisur dy herë.

Nga pushteti lokal që prej vitesh nuk ka kryer asnjë investim dhe banorët të cilët shërbimet e munguara i kanë gjetur tjetërkund.

Këta fëmijë në mos të vetmit janë të paktit që i japin gjallëri fshatit.

Në shtëpitë që ende nuk janë rrënuar jetojnë vetëm të moshuar.

"Na kanë ikur fëmijët."

"Kemi mbetur ca pleq, kalamajtë në Greqi."

Rruga e dëmtuar dhe mungesa e sistemit vaditës ua vështirësojnë jetesën banorëve të mbetur.

"Uji  vaditës që kur është prishur sistemi nuk ka."

"Rruga copë-copë, duhen 15 mijë lekë për vajtje-ardhje në Klos."

Ua kanë premtuar gjatë fushatave elektorale por pasi u kanë marrë votën pushtetarët nuk ua kanë hedhur më sytë.

"Na premtojnë në fushatë, na mbajnë me rrena."

"Xhepat e vet i kanë mbushur plot."

Rritjen e çmimeve e kanë vështirë ta përballojnë me pensionet minimale që marrin.

"Me pensionin tim marr një kuintal miell."

Investimet dhe shërbimet e munguara rrezikojnë që fshati Bërshi të braktiset edhe nga ata pak banorë të mbetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat