A keni menduar të ikni nga Shqipëria? Vox Pop: Duhet t'i dënojmë ata që po na largojnë nga këtu

Shqipëria

A keni menduar të ikni nga Shqipëria? Vox Pop: Duhet t'i dënojmë ata që po na largojnë nga këtu

Më: 18 prill 2022 Në ora: 09:27
Qytetarët

A kanë menduar shqiptarët të largohen përfundimisht nga Shqipëria?  Kjo ishte tema për ditën e sotme në rubrikën Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re", në RTV Ora.

Të shumtë janë qytetarët të cilët mendojnë të largohen nga Shqipëria sepse këtu nuk ka të ardhme mirëpo ato shprehen se në mendjen e tyre nuk është largimi nga atdheu i tyre por janë rrethanat që i bëjnë të mendojnë këtë gjë. Gjithashtu  ka edhe nga ata qytetarë të cilët thonë se jemi mirë këtu në Shqipëri nuk kemi pse largohemi. 

Ja disa mendime të qytetarëve:

"Sigurisht jo njëherë po shumë herë, sepse këtu nuk funksionon asgjë, ajo që nuk funksionon fare është drejtësia".

"Jo nuk e kam dërguar ndërmend sepse kam qenë në punë, po normal që kam qenë mirë ndaj se kam menduar të largohem".

"Po edhe mendoj se fëmijët i kam jashtë, këtu s'ka të ardhme është bërë shumë keq as punë asgjë, mirë nuk është të ikësh por çfarë të bësh".

"Duhet t'i dënojmë ata që po na largojnë nga këtu".

"Unë u bëra 73 vjeç tani të iki, nuk e kam menduar farë të iki, edhe fëmijët e mi nuk ikin sepse janë mirë këtu".

"Sa do të doja të ikja sepse këtu s'kemi asgjë, nuk po ua plotësoj kushtet fëmijëve".

"Do largohesha nga Shqipëria me dëshirën më të madhe po nuk ik sepse nuk i lë dot prindërit".

"Ku do jetë ajo ditë, po presim rastin do ik ku të jetë më e mira, nuk kam ikur se na ka lënë hallet, do ik në azil në gjermani".

"Si mos të ikim nga Shqipëria, duhet të ikim më natë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat