“Mbylle kur të flas unë!”/ “Plas” sherri në studio, Arben Ristani ngre tonin me Gazment Bardhin

Shqipëria

“Mbylle kur të flas unë!”/ “Plas” sherri në studio, Arben Ristani ngre tonin me Gazment Bardhin

Më: 19 prill 2022 Në ora: 00:53
Gazment Bardhi dhe Arben Ristani

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mbrëmjen e të hënës midis Sekretari të Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhit dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit Arben Ristani, për shkak të interesave të tyre politike.

Në emisionin “Opinion”, Bardhi po akuzonte Komisionin e Rithemelimit se nuk iu intereson të vijnë në pushtet por thjesht të ndajnë karriget, Ristani iu kthye duke i thënë që “të shkojë e të bëjë kafet e Bashës dhe të rrijë rehat”.

Përplasja në studio:

Gazment Bardhi: Këtu po e çoni partinë dhe thoni që jeni të lumtuar, pak rëndësi ka fiton apo nuk fiton PD-ja. S’ka rëndësi është PD-ja apo jo fituesi, e rëndësishme është zgjedhim Këshillin Kombëtar, zgjedhim kryesinë dhe ndani karriget dhe jeni në rregull.

Arben Ristani: Shko bëj kafet në shtëpi të Bashës dhe rri rehat. Mbylle kur flas unë

Gazment Bardhi: As kam bërë kafe dhe as i kam shërbyer ndonjëherë me të raki, unë jam ky që jam. Jam përballë teje. Unë s’të kam shërbyer ndonjëherë kafe ty, ti më ke shërbyer kafe. E di shumë mirë atë që po i them. E kishte të trashëguar që nga koha e komunizmit shërbimin e kafeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat