“Pranova propozimet e Dodës dhe Mediut për…”/ Balla: Ja pse nuk u takova me Alibeajn

Shqipëria

“Pranova propozimet e Dodës dhe Mediut për…”/ Balla: Ja pse nuk u takova me Alibeajn

Më: 20 prill 2022 Në ora: 17:04
Taulant Balla

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat tha se ditën e sotme ishte takuar me deputeten Mesila Doda dhe Fatmir Mediu, të dy përfaqësues të grupeve parlamentare dhe se kishte pranuar propozimin e tyre lidhur me shtyrjen e konferencës së kryetarëve që ishte planifikuar të mbahej në datën 29 prill.

Balla zbuloi ndër të tjera se takimi me Alibeajn nuk ishte zhvilluar sipas planifikimit sepse rrethanat kishin qenë të tilla që e kishin bërë të pamundur mbajtjen e këtij takimi.

Taulant Balla: Sot është organizuar nëj takim ku edhe me përfaqësues të Shoqërisë Civile kemi diskutuar mbi kalendarin e procesit por kemi marrë edhe një sërë propozimesh lidhur me figurën që duhet të ketë presidenti i ri i republikës.

Ndërkohë që po sot kemi pasur kontakte me dy prej tre grupeve parlamentare të opozitës, me zotin Mediu, më përpara edhe me zonjën Doda ku kemi marrë nga ana e tyre një kërkesë paraprake për shtyrjen e konferencës së kryetarëve. Kjo është bërë si një kërkesë për të marrë pak më shumë kohë, pra që konferenca e parë.

E kam mirëpritur propozimin e tyre dhe në funksion të kësaj bisede nesër do t’i drejtohem me një shkresë kryetares së Kuvendit për të ndryshuar këto afate dhe po ashtu në ditët në vijim do kemi një konfirmim nga Alibeaj pasi sot ka qenë e pamundur për t’utakuar për shkak të disa rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat