Felaj: Ne nuk kemi asnjë detyrim për të rregulluar opozitën dhe për të ndrequr sipas gustos tonë

Shqipëria

Felaj: Ne nuk kemi asnjë detyrim për të rregulluar opozitën dhe për të ndrequr sipas gustos tonë

Më: 21 prill 2022 Në ora: 22:22
Felaj

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputetja socialiste Ermonela Felaj u shpreh se PS nuk kas asnjë detyrim për të rregulluar opozitën dhe për të ndrequr sipas gustos së tyre.

Sipas saj, bojkotet e proceseve dhe institucioneve në vend, nga të gjitha palët, nuk i kanë sjellë ndonjë gjë të mirë vendit.

Felaj: Ne nuk kemi asnjë detyrim për të rregulluar opozitën dhe për të ndrequr atë sipas gustos tonë. Ata një të gjithë kundërshtarët tanë politikë dhe kjo është e qartë. Ama të qenit kundërshtarë nuk do të thotë që të jemi kundër për çdo tryezë.

Bojkoti dhe të qenit neglizhent ndaj procese të  vendit, qoftë kur e kemi bojkotuar ne, qoftë kur e ka bojkotuar opozita për 2 vite, nuk është se ne kanë sjellë efekte pozitive në raport me vendin. Ne kemi një klasë politike, mjaftueshmërisht të pjekur sa për të kuptuar se bojkotet nuk vlejnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat