Të bëjmë detyrat e shtëpisë, Mazi për integrimin: Reforma në drejtësi solli rezultat

Shqipëria

Të bëjmë detyrat e shtëpisë, Mazi për integrimin: Reforma në drejtësi solli rezultat

Më: 26 prill 2022 Në ora: 12:41
Mazi

"Në rast se nuk bëhen mirë detyrat e shtëpisë këtu në këto kapituj", tha Zef Mazi.

Me këtë mesazh kryenegociatori i Shqipërisë me BE në procesin e hapjes së bisedimeve të integrimit ka nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të reformave. Në tryezën e posaçme Zef Mazi vlerëson efektet që ka dhënë reforma në drejtësi.

"Janë bërë përpjekje të qëndrueshme për prioritetet kyçe që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, luftën për korrupsionin, krimin e organizuar, mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe reformën në administratën publike", tha Mazi.

Edhe pse nuk preferoi të fliste me emra konkret, Mazi shikon si pengesë të hapjes së bisedimeve veton që bullgaria ka dhënë për Maqedoninë e Veriut.

"Për ne kapitulli i mosrealizimeve është i mbyllur. Situata aktuale lidhet vetëm me një mosmarrëveshje mes një vendi anëtar dhe një vendi kandidat", tha ai.

Komisioni evropian ka rekomanduar hapjen e bisedimeve, por ministri i Drejtësisë parashikon se vëzhgimi ndaj Shqipërisë do të jetë edhe më i fortë

"Sytë vëzhgues do të rriten, kërkesat do të ashpërsohen", tha Manja.

Ende vendet e BE nuk kanë përcaktuar një datë se kur do të mblidhet konferenca ndërqeveritare për të vendosur mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por për këtë pikë brenda kësaj jave kryekomisioneri Varheley të nisë një vizitë në vendet e Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat