Zhupa: Marrëveshja sekret, pritet që në Butrint të shkojë 15 € bileta, 50 mln € shkojnë te privati

Shqipëria

Zhupa: Marrëveshja sekret, pritet që në Butrint të shkojë 15 € bileta, 50 mln € shkojnë te privati

Më: 27 prill 2022 Në ora: 22:04
Zhupa

Deputetja demokrate Ina Zhupa e ftuar në RTV Ora u shpreh se nuk janë publikuar pjesë të marrëveshjes me Butrintit, dhe as shumat e parave.

Zhupa theksoi se pritet që tarifa të shkojë deri në 15 dollarë nga aho që është sot. Bëhet fjalë për 40-50 milionë euro në 10 vite dhe që nuk ka kuptim që këto para do t’i shkojnë një privati.

Zhupa: Kam qenë në të gjithë komisionet lidhur me marrëveshjen e Butrintit si deputet. Sot ata kanë publikuar një pjesë të marrëveshjes. Ato kanë publikuar vetëm shtojcën 2 dhe 3 që janë fletë të bardha. Paratë nuk janë publikuara. Butrinti është zgjedhur si një vend që është në majën e të ardhurave për para. Jo vetëm që do të ndërtohet dhe bëhet fjalë për të paktën 5 milionë euro çdo vit. Pritet që tarifa të shkojë deri në 15 dollarë nga aho që është sot. Bëhet fjalë për 40-50 milionë euro në 10 vite dhe që nuk ka kuptim që këto para do t’i shkojnë një privati. Po ashtu do të ketë investime në bare dhe lokale që do të kenë sërish fitim.

Fondacioni thotë se përpos biletës, mund të ketë edhe bileta të tjera për shërbime të tjera në gjithë parkun e Butrintit. Atë që kanë dhënë me marrëveshje, pra privati merr zonën A që është pjesa që prodhon para, se pjesën tjetër e kanë hequr që të ndërtohet edhe përreth dhe shërbimet të jepen aty pranë. Pas debateve dje, deputetët kanë votuar pa pasur asnjë dokument para vetëm sepse kanë dashur kryeministri dhe ministrja.

Zhupa shtoi se fondacion për Butrintin është krijuar në vitin 2021 dhe përbëhet nga një bord me 5 persona, ku një prej tyre është ministrja Margariti.

Zhupa: Për të mbajtur sekret një marrëveshje ne mbështetemi tek ligji kur te kemi bëjmë me sekrete shtetërore, ose për një sekret tregtar si në rastin e Pfizer, që e shikon deputeti, por nuk e publikon dot. Ndërsa sot nuk e shohin dot plani e biznesit për Butrintit sepse na qenka sekret. Ky fondacion për Butrintin është krijuar në vitin 2021 dhe përbëhet nga një bord me 5 persona. Ministrja është vetëm 1 person dhe është vetëm ministrja, dhe merr para nga bordi. Nuk ka asnjë arkeolog shqiptar në bord. Pra ajo ka vetëm një votë nga 5. Nëse miratohet marrëveshja direkt 2 milionë dollarë nga arka i kalojnë fondacionit dhe nga shtrenjtimi i biletave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat