U plagosën në aksident, fatorino i autobusit me frakturë në kokë, shoferi në gjendje të mirë

Shqipëria

U plagosën në aksident, fatorino i autobusit me frakturë në kokë, shoferi në gjendje të mirë

Më: 29 prill 2022 Në ora: 22:17
U plagosën në aksident, fatorino i autobusit me frakturë në kokë, shoferi në gjendje të mirë

Muhamet Kyçyku, 62-vjeç drejtonte autobusin e linjës së Unazës që  përfundoi në lumin e Lanës.

Ai ka marrë lëndime të lehta nga aksidenti. Goditje më të fortë ka marrë fatorino A. K., 61 vjeç, i cili ka një frakturë në kokë por pa rrezik për jetën.

"Do rrini dhe pak në observim dhe pastaj do liroheni" u tha ministrja Manastirliu në spitalin e Traumës.

Nga aksidenti u plagos dhe shtetasja F. Ç., 64 vjeçe që ishte pasagjere në autobus.

Edhe nga makina që u zu poshtë nga autobusi mbetën të plagosur dy të rinj, drejtuesi Jurgen Rama 27 vjeç dhe pasagjeri A. H po 27 vjeç.

Shefi i policisë rrugore tha se për shkaqet e aksidentit po hetohet në dy pista.

"Po shqyrtojmë të gjitha pistat e hetimit për të zbuluar shkaqet e aksidentit nëse jemi përballë një defekti elektrik apo teknik apo gabimi njerëzor që mund të ketë ndodhur me njërin nga drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksidentin rrugor".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat