Greqi: 26 vjeçari shqiptar e godet për vdekje me veturë 59 vjeçarin

Shqipëria

Greqi: 26 vjeçari shqiptar e godet për vdekje me veturë 59 vjeçarin

Më: 1 maj 2022 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Një 26 vjeçar shqiptar derisa ishte duke e vozitur veturën e tij e ka goditur për vdekje një 59 vjeçar.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Greqi, në rrugën Selanik – Athinë.

Viktima e kishte ndalur veturën e tij në shiritin e emergjencës për të folur në telefon, derisa ishte goditur nga prapa nga makina të cilën e voziste i riu shqiptar, duke e lënë të vdekur 59 vjeçarin.

Shqiptari u arrestua derisa ende po zhvillohen hetimet për të parë shkaqet lidhur me rastin, raporton Abcnews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat