Iu gjet foshnja e vdekur në valixhe, rëndohet gjendja psikologjike e 40-vjeçares në Korçë. Hetuesit e kanë të pamundur ta marrin në pyetje, nisen drejt...

Shqipëria

Iu gjet foshnja e vdekur në valixhe, rëndohet gjendja psikologjike e 40-vjeçares në Korçë. Hetuesit e kanë të pamundur ta marrin në pyetje, nisen drejt...

Më: 3 maj 2022 Në ora: 12:31
Ngjarja tragjike në Korçë

Valmira Hasimllari, 40-vjeçarja, të cilës iu gjet e vdekur në valixhe foshnja në Korçë, është dërguar nga ana e drejtorisë së shëndetit mendor të Korçës drejt spitalit psikiatrik të Elbasanit, pasi gjendja e saj paraqitet tejet e rënduar.

Si pasojë e gjendje së rënduar psikologjike grupi i hetimor e ka pasur të pamundur për ta marrë në pyetje për të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë që familjarët e gruas kanë mohuar në polici të kenë pasur dijeni për veprimet e 40 vjeçares në lidhje me futjen  e foshnjës ne valixhe dhe fshehjen e saj ne dollap.

Si ndodhi zbulimi shokues

Ka qenë ora rreth 2:00 e mëngjesit të së hënës, kur Klodian Hasimllari, bashkëshorti i 40-vjeçares, iu drejtua Komisariatit të Korçës ku deklaroi se në një valixhe në shtëpinë e tij kishte gjetur një foshnjë të pajetë.

Ai i tha Policisë se kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Greqia, ndërsa fëmijën mund ta kishte futur në valixhe e shoqja, e cila kishte probleme të shëndetit mendor. Menjëherë më pas, forcat e Policisë së Korçës u nisën drejt banesës ku u përballën me skenën e tmerrshme, për shkak se fëmija ishte i dekompozuar. Pas këtij momenti, gruaja u transportua për në Maternitetin e Korçës, ku iu nënshtrua kontrolleve mjekësore për shëndetin e saj fizik, por edhe mendor.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A. (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në Lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë. Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor, është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Korçës.

Pas zbulimit të trupit të pajetë të foshnjës, eshtrat u dërguan në morgun e Spitalit të qytetit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

Nga ekzaminimet e para, thuhet se bëhej fjalë për një fëmijë të seksit mashkull të lindur prematur, por do të duhet përfundimi i ekspertizës për të përcaktuar saktësisht se sa javëshe ka qenë foshnja dhe arsyet e vdekjes së saj.

ÇFARË THOTË E ËMA

Nëna e 40-vjeçares, pasi ka shkuar për pak minuta në banesë, ka nisur të vrapojë drejt spitalit ku ndodhet vajza e saj.

E moshuara tha se nuk dinte asgjë për atë që ka ndodhur.

“Nuk e dija se ishte shtatzënë, nuk dija gjë për këtë. Vajza ishte e sëmurë, kishte probleme mendore prej disa kohësh dhe e kishim çuar te mjeku. Nuk di asgjë tjetër tani. Di vetëm që dua të shkoj në spital ta shoh, se po më presin edhe mjekët”, tha ajo shkurtimisht, ndërsa është shprehur e shokuar për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat