Kaluan kanalin e Korfuzit me pedalone, gjenden dy turistët gjermanë

Shqipëria

Kaluan kanalin e Korfuzit me pedalone, gjenden dy turistët gjermanë

Më: 4 maj 2022 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Dy turistët gjermanë të cilët kaluan kanalin ne Korfuzit me pedalone janë arritur të gjenden nga policia pas disa orësh.

Policia Kufitare e Sarandës, pas marrjes së njoftimit se rreth orës 13:00 ata nuk u panë më, organizoi shërbimet nga toka dhe nga deti, për gjetjen e tyre.

Gjithashtu, Policia e Sarandës komunikoi edhe me Policinë Kufitare greke, dhe në bazë të shkëmbimit të informacionit, në Korfuz, nga shërbimet e Policisë Kufitare greke u bë e mundur gjetja e tyre në gjendje të mirë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat