“Ilir Meta, armiku numër një i drejtësisë”- Rama: Nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova!

Shqipëria

“Ilir Meta, armiku numër një i drejtësisë”- Rama: Nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova!

Më: 7 maj 2022 Në ora: 16:05
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama sërish ka bërë një reagim në lidhje me ato që ai deklaroi për SPAK në Asamblenë e Partisë Socialiste. Sipas kreut të qeverisë, Ilir Meta është armiku numër një i reformës në drejtësi.

Sipas tij, SPAKU ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen  e palëkundur të qeverisë, por Shqipëria e shqiptarët, thote ai, meritojnë një drejtësi të drejtë, të gjithanshme e të guximshme dhe e meritojnë atë pa humbur kohë e pa shmangur peshkaqenët me nam botëror të pushtetit gjyqësor apo politik.

“Unë nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova sot dhe nuk mjafton që SPAKU të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës!

Po meqë ka marrë përsipër të sqarohet publikisht, SPAKU do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm, për një kallëzim absurd për një vepër penale imagjinare të njeriut të shpallur nga DASH kampion i antikorrupsionit,ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s’ka lëvizur ende gishtin!

SPAKU ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen tonë të palëkundur, por Shqipëria e shqiptarët meritojnë një drejtësi të drejtë, të gjithanshme e të guximshme dhe e meritojnë atë pa humbur kohë e pa shmangur peshkaqenët me nam botëror të pushtetit gjyqësor apo politik”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat