“E qepëm gojën kur u burgosën tanët”/ Rama u përgjigjet akuzave: Askush s’më jep dot leksione për ndërhyrje në punët e drejtësisë

Shqipëria

“E qepëm gojën kur u burgosën tanët”/ Rama u përgjigjet akuzave: Askush s’më jep dot leksione për ndërhyrje në punët e drejtësisë

Më: 11 maj 2022 Në ora: 11:05
Edi Rama

Kryeminstri Edi Rama është duke mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat teksa u është përgjigjur akuzave se thirrja e tij e fundit ndaj SPAK është presion ndaj drejtësisë.

“S’u kemi bërë anëtarëve të kabinetit qeveritar, përkundrazi u kemi rritur taksat. Mbështetje 36 gradë për drejtësinë e re.

Mbështetja jonë është domethënëse kur ne e kemi qepur gojën dhe do vazhdojmë ta mbajmë të qepur gojën. Sa herë që drejtuesit e drejtësisë do të drejtohen drejt oborrit tonë. Kjo s’ka ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë. Ka pasur historia e Shqipërisë ministra të pushkatuar dhe të burgosur.

Por nuk ka ndodhur në historinë e këtij vendi që kush është në pushtet të qepë gojën kur drejtësia merr këdo qoftë nga rradhët e veta për ta vendosur para ligjit.

Shikoni komunikimin tim me qytetarët në rrjete sociale për të gjithë periudhën që kam komunikuar me ta, se i kam të arkivuar të gjitha diskutimet mbase një ditë do botohen një kazan i madh aty me mua në krye. Sa herë njerëzit më drejtohen mua si njeriu që shiti shpresat dhe besimin e tyre te një drejtësi e re. Dhe shikoni përgjigjet mia. Kryeministri s’është prokuror dhe as gjykatës. Qeveria garanton drejtësinë duke mos u përfshirë në punët e drejtësië. Mua s’më jep dot askush leksione për ndërhyrjen në punët e drejtësisë. As shqip dhe as anglisht.

Nuk do  ta gjej një moment tjetër në historinë tonë kur një parti në pushtet ka bërë përpjekje”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat