Si u vranë dy milionerët, atentati që shkatërroi marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën

Shqipëria

Si u vranë dy milionerët, atentati që shkatërroi marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën

Më: 14 maj 2022 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

ABC Story sjell dokumentarin për një ngjarje të bujshme të ndodhur në vitin 1924. Bëhet fjalë për një atentat, ku u vranë në pritë dy milionerë amerikanë. Ata u ekzekutuan në afërsi të Mamurrasit, ndërkohë që ishin duke udhëtar për në veri të Shqipërisë. Kjo ngjarje në atë kohë, gati sa nuk shkatërroi marrëdhëniet e shtetit shqiptar me SHBA-në.

Gazetari Ferdinand Dervishi në studion e ABC dha detaje për dokumentarin e përgatitur prej tij që transmetohet këtë të diel. Dervishi shpjegon sesi qeveria e Fan Nolit u mundua ta manipulonte ngjarjen, ndërsa fajësoi Ahmet Zogun.

“Po sjellim ngjarje ne para një shekulli. Është viti 1924 shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Fillon me një atentat me kryeministrin Zogu në parlament që e detyron atë të japë dorëheqjen.  Në këtë periudhë kemi më pas vrasjen e Avni Rustemit. Shkakton rrëzimin e qeverisë ë Zogut dhe vjen në pushtet ajo e Fan Nolit.

Në këtë periudhë vriten dy milionerë amerikanë. Jo thjeshtë turistë. Ata ishin nga Kalifornia. Këtu kjo fillon si hetim në kohën kur ishte qeveria pro Zogut dhe vendime jepet gjatë kohës kur ka qenë Noli. Faji i lihet Zogut. Në atë periudhë është punuar shumë mirë në hetimin  ngjarjes, por shumë keq në ndërtimin e gënjeshtrës.

Dy turistë amerikanë që janë në Korfuz udhëtojnë me anije drejt Shqipërisë. Një bisedë u prish mendjen. Është data 5 që ata marrin vendimin për të ardhur në Shqipëri, ndërsa në letër thuhet në datë 4. Që këtu fillon manipulimi i çështjes dhe ka plot detaje të trashë kuptohet se është një gjë e manipuluar”, thotë ai.

Por pse u vranë milionerët amerikanë? Gazetari zbulon se pati disa pista.

“Pati disa pista. Një ishte zona e pakontrolluar, ishte Kruja dhe Mamurrasi. Në fillim ato dokumentat e mbledhura janë shumë të hollësishme. Aty ka një numër të madh dokumentash që në prefektura e Krujës i kërkonte asaj të Durrësit dhe më pas kryeministrisë herë pas herë letra që situata është shumë e vështirë. Kemi raste të grabitjeve në rrugë,por edhe banesa. Një letër tjetër thoshte kemi shumë kriminalitet dhe duam të shtohen postëkomandat. Kjo tregon që aty gjendja ka qenë jashtë kontrollit dhe ka pasur në numër të madh të arratisurish.  Këta janë dy të vrarët, milionerët amerikanë.

Tjetër pistë doli edhe investimi i shërbimit sekret jugosllav. Një agjent në gjyq thotë se dy persona të shërbimit sekret kanë ardhur në Shkodër.

Janë disa personazhe të njohur si Mustafa Kruja dhe e lidhin ngjarjen me jugosllavët, por përfundimisht më shumë peshë merr fakti që ata anë dalë në pritë pa e ditur se aty do të vinin dy amerikanë”, u shpreh Dervishi.

Fakti që ky dokumentar vjen pikërisht tani, gazetari nuk heziton ta lidhë atë me aktualitetin. “Kjo ngjarje ka shkatërruar marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Amerikën, mua më ngjan se lidhet pak me realitetin”, theksoi Dervishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat