Zgjedhja e presidentit/ Duma: Ne nuk mund t’ju japim vetëm kritere, ironi e madhe

Shqipëria

Zgjedhja e presidentit/ Duma: Ne nuk mund t’ju japim vetëm kritere, ironi e madhe

Më: 17 maj 2022 Në ora: 15:09
Grida Duma

Deputetja e PD, Grida Duma thotë se zgjedhja e Presidentit të Republikës nuk mund të kthehet në farsë politike.

Sipas saj, opozita nuk mund të japë vetëm kriteret pa asnjë kandidaturë konkrete, sepse sipas saj është ironi e madhe.

“Zgjedhja e Presidentit të Republikës nuk mund të kthehet në farsë politike. Dhënia thjeshtë e kritereve nga opozita për PS, pa asnjë kandidatur konkrete do të thotë t’i japësh mundësinë, maxhorancës të tallet politikisht.

Të zgjedhë një kandidat të PS duke thënë kënaqa dhe PD-në se ishte me kriteret e tyre. Ne nuk mund t’ju japim kritere dhe vetëm kaq, se është ironi e madhe. Në raundet e para kandidati duhet të jetë i opozitës. Se nëse themi qe maxhoranca nuk ka legjitimitet sepse e bën shumicën me mandatet edhe të vjedhura, nuk mund të kemi naivitetin dhe të themi që kemi besim tek zgjedhja e maxhorancës me kriteret tona.
Opozita të ketë një kandidat e më pas nëse nuk votohet, maxhoranca i ka votat për ta pasur e votuar e vetme”
, shkruan Duma

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat