Aksident me 3 persona të plagosur në Fier

Shqipëria

Aksident me 3 persona të plagosur në Fier

Më: 20 maj 2022 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Fier – Tre persona kanë mbetur të plagosur gjatë natës duke gdhirë dita e sotme në Fier.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", ku janë përplasur tre automjete, njëri tip "Bmw", një "Ford" dhe një i tretë, "Benz".

Ata kishin për drejtues përkatësisht shtetasen B. B., shtetasin I. A. dhe shtetasin A. M.

Nga përplasja e tre makinave, policia tha se kanë marrë plagë të lehta të tre drejtuesit e tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat