“Nuk vras femër për 120 mijë euro”- Si i shpëtoi ekzekutimit Blerta Bengasi, Nuredin Dumani rrëfen çfarë tha avokati

Shqipëria

“Nuk vras femër për 120 mijë euro”- Si i shpëtoi ekzekutimit Blerta Bengasi, Nuredin Dumani rrëfen çfarë tha avokati

Më: 21 maj 2022 Në ora: 13:13
Blerta Bengasi dhe Alban Bengasi

Nuredin Dumani duket se në të gjitha rastet e depozituara në SPAK është thuajse personi që merrte dhe delegonte porositë sipas pozicioneve që mbanin njerëzit që kishte rreth e rrotull vetes.

Dy rastet që lidhen me viktimat gra tregojnë se si ai u gjend të dyja herët si pjesë pazari, që merr përsipër vetë të kryejë krimin, por që më pas e delegon.

Në rastin konkret, për Fatmira Dedajn, ai i ka treguar prokurorisë së punën ia kishte dhënë ta kryente Talo Çela për 30 mijë euro, pasi Festim Qoli i kishte dhënë atij 40 mijë euro; 10 mijë euro i mbajta për vete – thotë – se isha pa para, ndërsa pjesën tjetër ia kishte çuar në Elbasan Talo Çelës t‘i ndante me bashkëpunëtorin tjetër.

Në rrëfimin e tij, ai i ka thënë prokurorisë se ishte tronditur shumë kur kishte parë mënyrën se si e kishte vrarë Talo Çela gruan e moshuar, ndërkohë që sipas dëshmisë së tij, bërë publike me anë të vendimit të gjykatës, kishte refuzuar të vriste gruan e avokatit, Alban Bengasi, për shifrën e 120 mijë eurove: Është femër, nuk vras femër për kaq pak lekë – thotë që i ka thënë avokatit, pasi e ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij, por jo sipas porosisë që kishte marrë Dumani nga burri i saj.

Si i shpëtoi ekzekutimit Blerta Bengasi, dëshmia tronditëse e Dumanit

Në datën 30.01.2020, rreth orës 11:15, në rrugën “Mihal Grameno”, pa shkuar te shkolla 9- vjeçare, në momentin që shtetasja Blerta Ruçi është futur në makinën e saj, me targa “AA 282 DI”, është afruar një person dhe e ka qëlluar në pjesën e fytyrës.

Kjo skenë ka zgjatur disa minuta dhe agresori është larguar nga ana e kundërt e shkollës “Mihal Grameno”. E dëmtuara ka lëvizur në drejtim të shkollës “Osman Myterizi” dhe ka njoftuar Policinë.

Me rëndësi, thotë SPAK, për këtë çështje është deklarimi i Nuredin Dumanit dhënë për organin e akuzës më datë 15.04.2022, i cili sqaron se: “Në fund të vitit 2019, ose fillim të vitit 2020, me sa mbaj mend, më kërkon Festim Qoli, por s’e mbaj mend me telefon ose me ndonjë person. Takimin e kemi bërë te shtëpia e Festimit. Kur kam shkuar te shtëpia, më ka kërkuar ndihmë për një mikun e vet.

Ishte avokat, ky avokat ka qenë edhe avokati im në çështjen që ka pasur për heqje të lirisë së personit në vitin 2013, mbaj mend që ka pasur një Range Rover të fundit me 444.

…Këtë punë Festimi donte shumë që ta realizonte pasi kur ra tërmeti në nëntor, iu prish kompleksi dhe kërkonte dëmshpërblim nga shteti dhe avokati do ta ndihmonte që të merrte 500.000 euro. Festimi më çoi afër te shtëpia e saj dhe më tha se kush ishte objektivi.

…Eljo, mbasi mbaroi punën, më ka shkruar mesazh dhe më pas kemi pirë kafe duke më thënë që e kreva atë punë… Shkova te Festimi, i kërkova lekët, por ai nuk ishte i kënaqur, sepse nuk kishim thyer as këmbë, as dorë, por vetëm turinjtë.

Festimi në atë moment kishte folur me avokatin. Avokati nuk ishte i kënaqur, sepse nuk ishte arrit kërkesa e tij: ai donte që gruaja e tij të ishte sa më e dëmtuar. Avokati pagesën ia dha Festimit dhe i kishte kërkuar Festimit që të bënim një takim të 3 të shkoja dhe unë që të diskutonim që ta eliminonim gruan e tij komplet, pasi nuk donte që të ishte më gjallë.

Takimin e bëmë në një lokal në Tiranë. Vendin nuk e mbaj mend se ishte natë. Isha unë me Festimin dhe më vonë erdhi edhe avokati me një person tjetër që kishte dalë nga burgu pasi e kishte nxjerrë avokati.

Në tavolinë avokati më shprehu pakënaqësi për punën e pabëre siç duhet dhe më pas më tha më mirë që shkoi kështu, pasi më është shtuar inati dhe dua ta eliminoj fare.

Më ofroi çmimin e 120.000 eurove për ta mbaruar si punë. I thashë është shumë pak për një femër. Më thanë nëse nuk e bën ti, do t`i them Gjegj Cukalit…

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat