Huliganët “djegin” Tiranën/ 10 policë të plagosur, mbi 60 italianë dhe holandezë të ndaluar

Shqipëria

Huliganët “djegin” Tiranën/ 10 policë të plagosur, mbi 60 italianë dhe holandezë të ndaluar

Më: 25 maj 2022 Në ora: 06:59
Foto ilustrim

Tirana kaloi nje nate te veshtire ne rruget e saj si pasoje e sjelljes huliganiste te tifozeve te saj.

Perplasjet e dhunshme ne mjaft zona te kryeqytetit jane shoqeruar edhe me lendimin e forcave te rendit e qytetateve si dhe demtimin e shume bizneseve.

Policia e shtetit shperndau nje informacion paraprak te bilancit te dhunes dhe kaosit ne shume zona te kryeqytetit, nje nate para finales se Uefa Conference League mes Romes dhe Fejenord.

Tiranë/Informacion paraprak

Sonte në mbrëmje, një grup tifozësh kanë lëvizur në drejtim të stadiumit “Air Albania” dhe sipas informacioneve tentonin të përplaseshin me një grup tifozësh të skuadrës tjetër.

Shërbimet e Policisë kanë tentuar t’i ndalojnë në rrugën “Mustafa Matohiti”, ku tifozët e skuadrës Feyenoord, në mënyrë të dhunshme kanë goditur punonjësit e Policisë me shishe qelqi, shkopinj, gurë dhe sende të tjera të forta.

Më pas, një grup tjetër tifozësh, të skuadrës së Romës, kanë lëvizur në drejtim të urës së DVP Tiranë ku dhe atje janë përplasur me shërbimet e Policisë duke përdorur gurë, shishe e shkopinj.

Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, janë plagosur 10 punonjës Policie dhe është dëmtuar një automjet policie.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur shpërndarjen e tyre si dhe kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 60 shtetas nga grupet e tifozëve të dyja skuadrave, 48 shtetas italian dhe 12 shtetas holandez dhe vijon shoqërimi i personave të tjerë, të përfshirë në akte të dhunshme.

Policia e Shtetit bën thirrje për shmangien e veprimeve të dhunshme, që nuk manifestojnë asnjë lidhje me sportin.

Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë, për të parandaluar shkatërrimin e pronës si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv që do të zhvillohet në “Air Albania”. Dhe për këtë ka marrë të gjitha masat që parashikon ligji.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat