Ndryshon kriteri i mesatares së gjimnazit për maturantët që nuk duan të bëhen mësues, ja njoftimi që jep ministrja e Arsimit

Shqipëria

Ndryshon kriteri i mesatares së gjimnazit për maturantët që nuk duan të bëhen mësues, ja njoftimi që jep ministrja e Arsimit

Më: 26 maj 2022 Në ora: 13:02
Ministrja e Arsimit Evis Kushi

Qeveria ka miratuar sot vendimin që e ul kriterin e mesatares së shkollës së mesme në 6.5 për maturantët që duan të vijojnë studimet në programe të caktuara, por që nuk duan të bëhen mësues.

Për maturantët që do vijojnë për mësuesi, kriteri i mesatares do të vijojë të jetë në 7.5.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi tha: “Jo të gjithë ata që vijojnë për Gjuhë të huaj, duan të bëhen mësues në fund për të vijuar masterin mund të ketë nga ata që do bëhen përkthyes apo të punojnë në një institucion tjetër.

E njëjta gjë dhe për programet për gjuhë letërsi, jo të gjithë duan të bëhen mësues.

Ndaj me vendimin e sotëm ne i japim mundësinë dhe maturantëve që mbarojmë me studime 6.5 të hyjnë në këto programe të ciklit të parë por do kenë kod të vecantë që më pas të mos vijojnë për mësuesi por në programe të ciklit të dytë Master.

Ndrysim që e kemi dakordësuar dhe me vetë universitetet e presim që numri i i studentëve në këto programe të jetë më i lartë që vitin e ardhshëm”.

Sipas ministres Kushi, ky kusht i mesatares “ka qenë shqetësim që numri i regjistrimeve ka qenë i ulët për shkak të kufizimit të mesatares”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat