Përmbyllja e 13 të martave të kishës së Shna Ndout në Laç, mijëra pelegrinë drejt vendit të shenjtë

Shqipëria

Përmbyllja e 13 të martave të kishës së Shna Ndout në Laç, mijëra pelegrinë drejt vendit të shenjtë

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 19:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

12 dhe 13 qershori përkon me përfundimin e pelegrinazhit 13 javor në Kishën e Shna Ndout në Laç.

Me mijëra pelegrinj nisën rrugën e pelegrinazhit  që prej orëve të para të mëngjesit.

Kjo për të kaluar natën në këtë vend të shenjtë, në përpjekje për të imituar shenjtin, që sipas tyre ka kaluar në vargmalin e Kurbinit.

Për garantimin  e mbarëvajtjes se ritualit fetar dy ditor janë angazhuar policia dhe spitali në Kurbin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat