​Sfidë SHBA-së dhe NATO-s, luftanija ruse pozicionohet përballë Shqipërisë

Shqipëria

​Sfidë SHBA-së dhe NATO-s, luftanija ruse pozicionohet përballë Shqipërisë

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Tensioni nuk ka të ndalur. Flota e Kremlinit del në det të hapur dhe qëllimi i vetëm është të sfidojë Perëndimin.

Kudo në botë, nga Baltiku në Paqësor, gjatë javës që lamë pas, fregata, nëndetëse e luftanije ruse janë pozicionuar për të treguar angazhimin e Rusisë për të vijuar përballjen me NATO-n.

Dhe ky tregim force nga marina e Putin-it i është afruar shumë edhe brigjeve shqiptare. Analistët italianë shkruajnë se një prej njësive më të fuqishme detare të Rusisë, pikërisht luftanija “Varyag”, ka kaluar në detin Jon pranë Pulias.

Ndërkohë që më vonë, anija e dytë më e madhe ruse e luftës, pas “Moskva”-s të mbytur në Ukrainë, është drejtuar për nga Adriatiku.

Ndërkohë që në Mesdhe ndodhet dhe luftanija amerikane “Harry Truman”, e cila do të qëndrojë si pjesë e angazhimit të SHBA-së për të siguruar aleatët në rajon, përsa kohë që Rusia do të vijojë luftën në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat