Drejtori i policisë, Gledis Nano vizitë në Athinë, takim me homologun grek: Jemi të vendosur për të bashkëpunuar me partnerët

Shqipëria

Drejtori i policisë, Gledis Nano vizitë në Athinë, takim me homologun grek: Jemi të vendosur për të bashkëpunuar me partnerët

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 16:29
Gledis Nano

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zhvilluar një vizitë pune në Athinë ku është takuar me homologun e tij, Konstantinos Skoumas.

Forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimeve të rënda, trafikut të drogës, emigracionit të paligjshë dhe hetimet e vrasjeve ishin temë e bisedës mes tyre.

Gjatë takimit, nga të dy drejtorët e përgjithshëm u shpreh vullneti i ndërsjellë për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit mes dy vendeve, në çështjet e sigurisë, bashkëpunimit policor, shkëmbimit të informacionit dhe realizimit të trajnimeve të përbashkëta.

Njoftimi i policisë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano është duke zhvilluar një vizitë pune në Athinë. Drejtor Nano u prit në një takim miqësor nga homologu i tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë greke Gjeneral Lieutenant Konstantinos Skoumas.

Gjatë takimit, Nano dhe Skoumas diskutuan çështje me interes më të gjerë policor, duke theksuar nevojën për forcimin e kuadrit të përbashkët strategjik për luftën kundër krimeve të rënda, krimit të organizuar, trafikut të drogës, emigracionit të paligjshëm, si dhe për hetimin e  rasteve të vrasjeve.

Gjithashtu, gjatë takimit, nga të dy drejtorët e përgjithshëm u shpreh vullneti i ndërsjellë për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit mes dy vendeve, në çështjet e sigurisë, bashkëpunimit policor, shkëmbimit të informacionit dhe realizimit të trajnimeve të përbashkëta.

Drejtor Nano ka theksuar se Policia shqiptare është e mirorientuar dhe e vendosur për të bashkëpunuar me partnerët, në veçanti me vendet fqinje, për të rritur forcën parandaluese dhe goditëse ndaj krimit të organizuar dhe krimeve ndërkufitare.  

Në këtë takim morën pjesë Drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Analizës së Informacionit, Gjeneral Major Nikolaos Tsetsikas, Drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor Kolonel Ioannis Stavrakakis, shefi i Shtabit, zëvendësshefi i Shtabit, ndërsa nga Policia shqiptare morën pjesë Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, z. Pëllumb Seferi, Drejtori i Kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm, z. Kastriot Skënderaj dhe oficerja e kontaktit të Policisë shqiptare në Athinë, znj. Eva Kollobani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat