Me çantat plot kanabis drejt Greqisë, arrestohen 2 shqiptarë nga policia kufitare

Shqipëria

Me çantat plot kanabis drejt Greqisë, arrestohen 2 shqiptarë nga policia kufitare

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Policia ka sekuestruar një sasi lënde narkotike në kufirin e gjelbër dhe ka vënë në pranga transportuesit.

Sipas informacioneve paraprake janë gjetur 3 çanta me lëndën narkotike cannabis sativa, të cilat janë në peshën 50-60 kilogram.

Po ashtu forcat e policisë kufitare kanë bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, të cilët dyshohet se bënin transportin e lëndës narkotike drejt Greqisë.

Vazhdojnë hetimet nga ana e drejtorisë së qarkut të Korçës për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat