Breshëritë e plumbave ndaj hotel Voloreka/ Arrestohet një nga personat që sulmoi me armë Johan Muçllarin

Shqipëria

Breshëritë e plumbave ndaj hotel Voloreka/ Arrestohet një nga personat që sulmoi me armë Johan Muçllarin

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 12:07
Johan Muçllari dhe Griseld Maxhari

Policia në Pogradec ka vënë në pranga Griseld Maxharin, i riu i përfshirë në atentatin me armë ndaj Johan Muçllarit. Ditën e sotme, është njoftuar se është ekzekutuar vendimi i Prokurorisë për Maxharin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ekzekutimin e vendimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për ndalimin e shtetasit në kërkim G. M., 22 vjeç, banues në Pogradec. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29.04.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Prishja e qetësisë publike”, njoftoi policia.

Personi që vijon të jetë ende në kërkim nga policia është Firdeus Berberi. Ndërkohë më herët janë arrestuar edhe 5 persona të tjerë.

I riu Johan Muçllari u qëllua pas një konflikti në lagjen Voloreka me Mahxarin dhe Berberin. Autorët kanë ngacmuar me fjalë Johan Muçllarin i cili u është kthyer dhe janë konfliktuar me grushte fillimisht, e më pas sherri ka degraduar në përdorimin e armës dhe thikës nga autorët.

Si pasojë 22-vjeçari Muçllari mbeti i plagosur, duke marrë një plagë zjarri në këmbë dhe një tjetër plagë me thikë në kokë. Ai u dërgua fillimisht për ndihmë në Spitalin e Pogradecit dhe mandej në spitalin e Traumës në Tiranës.

I plagosuri është djali i Jetmir Muçllarit, pronarit të hotel Voloreka në Tushemisht, biznesi i të cilit në Verën e 2020 u be shënjestër e sulmeve me armë zjarri. Hoteli i tij u qëllua me 100 plumba në pikun e sezonit turistik dhe ku shënjestra ishte pikërisht dhoma ku flinte 22-vjeçari. Dyshohet se këto ngjarje kanë lidhje njëra me tjetrën, pasi njëri nga autorët e ngjarjes së kësaj të hëne është djali i një prej personave të përfshirë edhe në atentatin e dy viteve më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat