Përdorimi i qeseve plastike/ Rama: Në 1 korrik nisin gjobat

Shqipëria

Përdorimi i qeseve plastike/ Rama: Në 1 korrik nisin gjobat

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Nga 1 korriku do të nisë aplikimi i gjobave për qeset plastike.

Kryeministri Edi Rama  ka njoftuar vendimin përmes një postimi ne rrjetete sociale. Qeset plastike janë ndaluar të përdoren nga subjektet tregtare në vend që prej qershorit.

“Kënaqësia e qeseve prej letre në pazaret e ditës

Sa mirë të shohësh që përditë e më shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qeset e shëndetshme të letrës, ndërsa shumë blerës po marrin trasta për pazar

Kështu mbrojmë Shqipërinë e fëmijëve tanë nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike mbi mjedisin dhe shëndetin

 Në 1 korrik nis aktivizimi i gjobave!”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat