​284 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri

Shqipëria

​284 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Bilanci i koronavirusit në Shqipëri vijon të jetë në shifra të larta, teksa gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 284 raste pozitive.

Nga 827 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar të infektuar 170 qytetarë në Tiranë, 24 në Fier, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, nga 8 qytetarë në Sarandë, Berat, nga 6 qytetarë në Shkodër, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Divjakë, Himarë, nga 4 qytetarë në Kamzë, Roskovec, 3 ne Peqin, nga 2 qytetarë në Vorë, Lushnjë, Poliçan, nga 1 qytetar në Pukë, Krujë, Kavajë, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 1.840 qytetarë aktivë me COVID- 19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 18 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Ndërkohë, janë shëruar 88 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273.740 që nga fillimi i epidemisë.

Shqipëria ka regjistruar deri më tash 279.077 raste me koronavirus, prej tyre 273.740 janë shëruar, 1.840 janë aktive, ndërsa kanë vdekur 3.497 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat