Rreziku nga Omicron, Alimehmeti: Virusi do bëjë punën e tij, pavarsisht sa vritet jeta sociale dhe ekonomike

Shqipëria

Rreziku nga Omicron, Alimehmeti: Virusi do bëjë punën e tij, pavarsisht sa vritet jeta sociale dhe ekonomike

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 20:53
Ilir Alimehmeti

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti gjatë një interviste për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja foli rreth situatës së tanishme të rasteve me koronavirus. Ai tha se situata paraqitet e qetë si dhe shtoi që virusi do bëjë punën e tij, do të rritet, do të qëndrojë aty dhe do bjerë pas tre a katër javësh pavarësisht se sa ne vrasim jetën soviale, ekonomike apo arsimore.

Ilir Alimehmeti: Ka një rritje të lehtë të numrit të rasteve spitalore. Duke marrë parasysh që Shqipëria ka rreth dy javë që ka një dyfishim shifrash çdo 5 apo 7 ditë dhe e dimë që problemi spitalor do një ose dy javë të shfaqet, kjo rritje që do të vazhdojë dhe për 2 ose 3 javë të tjera do ta ketë përgjigjen spitalore nga korriku.

Jemi më mbrapa nga ana epidemiologjike nga vendet e tjera të Europës Perëndimore.

Universiteti i Bernës në Zvicër e thotë fare mirë thotë "çka do të ndodhë me BA4 dhe BA5 do bëjë punën e tij, do të rritet, do të qëndrojë aty dhe  do bjerë pas tre a katër javësh, do bëjë punën e tij pavarësisht se sa ne vrasim jetën soviale, ekonomike apo arsimore".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat