Tentoi të kalojë kufirin shqiptar me 27 mijë euro të padeklaruara/ Kapet italiani në Morinë

Shqipëria

Tentoi të kalojë kufirin shqiptar me 27 mijë euro të padeklaruara/ Kapet italiani në Morinë

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Një italian është proceduar penalisht nga Policia kufitare në Morinë, pasi tentoi ta kalonte kufirin me rreth 27 mijë euro të padeklaruara.

Policia njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “BMW” shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 12.400 euro dhe 1.850.600 lekë të rinj, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Për pasojë nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. P., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Njoftimi i policisë

Morinë, Kukës

Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, bazuar në analizën e riskut, goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 12.400 euro dhe 1.850.600 lekë, procedohet penalisht shtetasi italian që nuk i deklaroi në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin italian S. P.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 12.400 euro dhe 1.850.600 lekë të rinj, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. P., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat