Klosi: Në tre bashki do të përsëriten zgjedhjet, kandidatët nuk përmbushnin kriteret

Shqipëria

Klosi: Në tre bashki do të përsëriten zgjedhjet, kandidatët nuk përmbushnin kriteret

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 20:07
Blendi Klosi

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS, socialisti Blendi Klosi u shpreh se në tre bashki do të përsëriten zgjedhjet për kryetar të PS. Përkatësisht në në bashkisë Has, Himarë dhe Roskovec.

Ky vendim sipas tij vjen pasi kandidatët nuk i përmbushnin kriteret edhe pse pjesëmarrja ishte e lartë.

“Cilësia e kandidatëve nuk i përmbushnin kushtet presim që të kemi një numër më të madh kandidatësh dhe procesi do të jetë i njëjtë…Edhe pse kishte pjesëmarrje sërish nuk kishte kualitet të nevojshëm”, deklaroi Klosi.

Gjiknuri: Procesi shkon përtej një zgjedhje të thjeshtë të mbyllur në një sallë.

Klosi: Nuk mund të jemi ndryshe në qeverisje, ndryshe në raport me publikun…

Emra me profil i ulët polik?

Gjiknuri: PS gjithmonë ka pasur një rregullim të posaçëm Është momenti që Veliaj si kryetari i Bashkisë të bëjë edhe drejtuesin. Kryesia e partisë ka menduar që kjo është zgjidhja më e mirë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat