Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ 6 efektivët sot para gjykatës, akuzohen për shpërdorim detyre

Shqipëria

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ 6 efektivët sot para gjykatës, akuzohen për shpërdorim detyre

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 11:24
Pjerin Xhuvani

Nis seanca për verifikimin e masës së sigurisë së 6 efektivëve Shqiponja të akuzuar për shpërdorim detyre gjatë ngjarjes së 21 Prillit 2021 ku mbeti i vrarë shtetasi Pjerin Xhuvani. Më herët gjykata ka vendosur ndaj tyre masën “pezullim nga detyra apo ushtrim i cdo funksioni publik”.

Dy ditë më parë u njohën me masën e sigurisë dy zv drejtorët të cilët përballen po me të njëjtën akuzë. Nikollaq Palla dhe Albert Nushi. Dy zv/drejtorët janë në arrest shtëpie.

Verifikimi i masës së sigurise u bë pa praninë e avokatëve për shkak të bojkotit të këtyre të fundit.

Në 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve një punonjëse policie.

Pas ngjarjes, në polici u vetë dorëzua si autor i krimit Arbër Papleka, shoqërues i drejtues politik të PD të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhi. Papleka, ish-efektiv i Reneas qarkullonte në Elbasan i armatosur si pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, strukturë e cila ishte ngritur nga PD në të gjithë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat