Meta nderon flamurin amerikan në 246-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, takim miqësor me ambasadoren Kim

Shqipëria

Meta nderon flamurin amerikan në 246-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, takim miqësor me ambasadoren Kim

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 13:04
Ilir Meta dhe Yuri Kim

Festa e 246 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri bashkë në Tiranë Presidentin e Republikës, Ilir Metën dhe ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.

Pas retorikave të ashpra të Presidentit për ambasadoren Kim, duket se situata është qetësuar. Kjo është hera e dytë brenda pak javësh, që Meta shfaqet miqësor me diplomaten amerikane.

Në një konferencë me temë trafikun e qenieve njerëzore në muajin maj, Presidenti u pa për herë të parë duke shtrënguar duart me ambasadoren, duke i dhënë fund përplasjeve që kanë pasur për zgjedhjet e 25 prillit. Meta tha atë ditë se nuk ka asnjë problem mes tyre.

Ky është një zhvillim pozitiv për Presidentin, që pasi të lërë mandatin në 24 korrik mund t’i rikthehet politikës. Por e sigurt është, se të njëjtin mendim nuk ka Sali Berisha, që ruan afrimitetin me Metën, por përplasjet dhe akuzat ndaj ambasadores nuk ka ndërmend t’i  ndalë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat