Rama dërgoi për riedukim gazetarin, Genc Pollo: Të reagojnë organizatat për lirinë e medias, s’ka paqe me dëbim-internimin!

Shqipëria

Rama dërgoi për riedukim gazetarin, Genc Pollo: Të reagojnë organizatat për lirinë e medias, s’ka paqe me dëbim-internimin!

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 23:20
Genc Pollo

Ish-ministri i Inovacionit në qeverinë Berisha, Genc Pollo ka reaguar me anë të një postimi në Facebook për përplasjen më të fundit që kryeministri Edi Rama pati me një gazetar, të cilin e përjashtoi nga konferencat e ardhshme duke e futur në proces riedukimi.

“Nuk mund të ketë paqe me “Dëbim-Internimin” !!”, shkruan Pollo duke i bërë thirrje shoqatave të gazetarëve dhe organizatave për lirinë e medias që të reagojnë.

POSTIMI I POLLOS:

“Dëbim-Internimi” qesharak i një gazetari nga Kryeministri nuk mund të kalojë në heshtje nga organizatat e lirisë së medias dhe shoqatat e gazetarëve. Gazetari Klevi Muka pyeti rreth një çështjeje me interes publik të lartë e cila është objekt shqyrtimi në Kuvendin e Republikës dhe me gjasë në Gjykatën Kushtetuese. Pyetja e tij nuk synon të shkelë privatësinë apo dinjitetin e ministres; në rrethanat e njohura pyetja synon verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të ministres. Në mbrojtje të gazetarit Muka nuk lipset të jetë e vetme opozita si dhe opinioni shoqëror i paartikuluar. Në asnjë vend gjysmë normal në të pesë kontinentet kolegët e një “Klevi Muka” nuk do të pranonin një status quo. Më e pakta në këto raste është një grevë e konferencave të shtypit të Kryeministrit. Ose diçka tjetër më e fortë. Deri sa Rama të anuloje dëbim-internimin e djeshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat