Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar me anë të një komenti në Facebook se Albert Nushi dhe Nikollaq Palla dy ish zv drejtorët e policisë së Elbasanit të dyshuar për shpërdorim detyre kanë mbërritur në gjykatë të pashoqëruar nga policia.
“Ne kete ngjarje vetem standarte te dyfishta konstatoj”, shkruan Lala. Kjo deklaratë ka marrë shumë vëmendje ku një qytetar i shkruan: “Po kto sikur u arrestuan, si shkokan te pashoqëruar?”.
Nuk ka munguar përgjigjja e gazetares e cila shprehet: “Çështje standartesh. Kur je pa mbeshtetje te bejne shembull, kur je zv drejtor te lene te shkosh si pasha”.
Postimi i plotë i Lalës
Albert Nushi dhe Nikollaq Palla dy ish zv drejtoret e policise se Elbasanit te dyshuar per shperdorim detyre e kallezim te rreme ne lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit me 21 prill 2021, 4 dite para zgjedhjeve parlamentare dolen kete te enjte para gjykates per tu njohur me masen e sigurise 'arrest shtepie'. Te dy zyrtaret e larte iu drejtuan gjykates dhe mberriten aty te pashoqeruar nga policia, sic e parashikon procedura.
Ne kete ngjarje vetem standarte te dyfishta konstatoj.