Plagosi një të mitur, procedohet në gjendje të lirë 13 vjeçari në Pogradec

Shqipëria

Plagosi një të mitur, procedohet në gjendje të lirë 13 vjeçari në Pogradec

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Një 13-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë pasi plagosi me dashje një të mitur për motive të dobëta.

Autori banues në Pogradec plagosi me mjet prerës 15-vjeçarin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Është proceduar në gjendje të lirë edhe një 38-vjeçar, pasi po ndihmonte të kalonin kufirin e Kapshticës dy emigrantë të paligjshëm në hyrje të Shqipërisë.

Shtetasi me iniciale O. L., banues në Elbasan me mjetin tip “Man” kishte fshehur emigrantët, për t’i kaluar më pas drejt vendeve të BE-së

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat