Gjykata Kushtetuese lë në fuqi Gjykatën e Lartë, rikthen në burg Lulzim Berishën

Shqipëria

Gjykata Kushtetuese lë në fuqi Gjykatën e Lartë, rikthen në burg Lulzim Berishën

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 07:49
Lulzim Berisha

Lulzim Berisha rikthehet në burg. Gjykata Kushtetuese ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 7 dhjetor 2021, e cila ka vendosur për rikthimin në burg të Lulzim Berishës, i cilësuar si kreu i Bandës së Durrësit. Sipas gazetarit Adriatik Doçi, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar në dhomë këshillimi kërkesën e Lulzim Berishës, për të hedhur poshtë vendim e Gjykatës së Lartë. Ndaj tanimë, Berisha nuk ka më rrugë ligjore në Shqipëri për t’i shpëtuar rikthimit për vuajtur edhe 5 vite burg.

Lulzim Berisha u lirua me kusht nga burgu në 5 dhjetor të vitit 2016, 5 vite para afatit nga trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit Durrës, kryesohej nga Arben Vrioni, me anëtarë Petrit Çenon dhe Anita Micin. 4 vite më pas, Berisha është shpallur në kërkim nga SPAK, pasi akuzohet për ngjarje të tjera kriminale, vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. Dosja për vrasjen e bujshme të ndodhur në 26 Shkurt të vitit 2005 u hap pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi, i cili pretendon se gjithçka u bë nga Plarent Dervishaj dhe Indrit Taullai me urdhër të Lulzim Berishës.

Lulzim Berisha "ra" edhe në sitën e OFL, e cila njoftoi se ai është subjekt i paketës Anti-KCK dhe se i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë dhe burimin e origjinës.

Motra e Lulzim Berishës, Luljeta, nga ana tjetër, hodhi poshtë deklaratën, duke thënë se i vëllai ka ndryshuar stilin e jetës dhe nuk ka asnjë pronë, pasi ato ia ka sekuestruar shteti. I të njëjtit qendrim ishte edhe avokati i tij, i cili tha se klienti Lulzim Berisha ka vetëm një autobot dhe një bar kafe me qira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat