Andoni zbulon për çfarë i është dhënë garanci Metës dhe Kryemadhit

Shqipëria

Andoni zbulon për çfarë i është dhënë garanci Metës dhe Kryemadhit

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 08:15
Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Ben Andoni

Analisti Ben Andoni, foli mbrëmjen e djeshme lidhur me marrëdhëniet Ilir Meta-SHBA dhe nëse ka pasur një rregullim të raporteve mes tyre.

Andoni tha se lobimi që Meta kishte bërë në SHBA i kishte hyrë në punë dhe së bashku me Kryemadhin kishin marrë mesazhin që nuk do preken.

“Unë besoj pjesën që lobimi në SHBA mund të ketë ndryshuar raportet por po ashtu besoj se LSI ka marrë mesazhe se Meta dhe Kryemadhi nuk do preken.

Këtë e shikoj nga fakti që janë aktivë, janë të relaksuar dhe kanë mundësinë shumë të madhe që të ndjekin konjukturë qoftë me PS që ia kanë bërë me sy qoftë me PD, që baza nuk i do fare. Ata besojnë se PS ka lënë hapësirë shumë të madhe që këta mund të depërtojnë. Por harrojnë që PS ka administratën dhe nuk e ka thënë fjalën e saj akoma”, tha Andoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat