Basha kërkon rezolutë për gjenocidin në Kosovë: Serbinë ta kushtëzojmë me kërkesën për të kërkuar falje dhe pranimin e krimeve

Shqipëria

Basha kërkon rezolutë për gjenocidin në Kosovë: Serbinë ta kushtëzojmë me kërkesën për të kërkuar falje dhe pranimin e krimeve

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 11:05
Lulzim Basha

Ish kreu i PD Lulzim Basha ne Kuvend ka mbajtur një fjalë për rezolutën e propozuar për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë dhe ka kërkuar sjelljen në Parlament me shpejtësi të një rezolute për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.

“Sot është koha të gjejmë forcën guximin dhe pavarësinë për t’i vënë emrin masakrave të ndodhura në Ballka për shkak shovinizmit serb. 
Kalimi në Kuvend i kësaj rezolute sot e bën më të madhe barrën e deputetëve në Kuvend për të sjellë sa më parë e miratuar rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë.

Jo për të mbetur pengje të së shkuarës së dhimbshme por për t’i hapur rrugën të ardhmes që s’mund të jetë e paqtë dhe e begatë pa shëruar plagët e një lufte që shqiptarët se kanë nisur por e kanë pësuar.

Që Serbia të integrohet në rajon duhet ta kushtëzojmë me kërkesën e faljes dhe pranimin e krimeve, duhet ti tregojmë njëzëri që rruga drejt të ardhmes është përmes pranimit të së shkuarës, distancimit nga Milloshevici dhe kërkesa e faljes nga autoritetet sot të Serbisë.

Çdo qëndrim tjetër ndaj Serbisë është amnisti e fshehtë e një të shkuare që rrezikon të përsëritet. Sot nderojmë më shumë se 8 mijë viktima të pafajshme të gjenocidit serb të Srebrenicës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat