U nis nga Rinasi, shqiptari kapet sapo zbret nga avioni: Fundoset banda e drogës në Itali

Shqipëria

U nis nga Rinasi, shqiptari kapet sapo zbret nga avioni: Fundoset banda e drogës në Itali

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Një bandë shqiptarësh që merrej me trafikun e drogës është shkatërruar në Itali. Sipas mediave italiane, janë arrestuar pesë persona gjithsej, nga të cilët katër janë shqiptarë të moshave 31-41 vjeç, kurse njëri është tunizian. Ata operonin me shpërndarjen e kanabisit dhe heroinës në Verona, Cerea dhe Sona. Sicc bëhet me dije njëri shqiptar është kapur sapo ka zbritur në aeroportin e Veronas nga një linje ajrore që ishte nisur në Rinas.

Menjëherë pasi zbriti në aeroportin e Veronas pasi kishte fluturuar me një avion nga Shqipëria, ai u kap nga forcat e Guardia di Finanzas, të cilët e dërguan në komisariat ku edhe do të vijohet me procedurat përkatëse”, raportojnë mediat lokale.

Nga përgjime, policia ka konstatuar gjuhën e koduar. Kur donin të flisnin për ndarjen dhe paketimin e drogës ata thonin “do vij ta pjek mishin në skarë”, ndërsa kur flisnin për sasinë e drogës thonin “a kushton shumë apo si zakonisht?”. 

Këto arrestime janë bërë në kuadër të operacionit të mëparshëm të kryer në shtator të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat