Meta reagon pas konventës ku ndryshoi emri i LSI: Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë

Shqipëria

Meta reagon pas konventës ku ndryshoi emri i LSI: Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 09:41
Ilir Meta

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pas konventës ku LSI ndryshoi emrin në Partia e Lirisë.

Meta ka falenderuar delegatët e pranishëm dhe tha se dje u përmbush hapi i parë në rivendosjen e sovranitetit të popullit shqiptar përnes referendumit.

Reagimi i plotë:

Ilir Meta: Me mirënjohje për të gjithë delegatët për vendimin historik të themelimit të Partisë së Lirisë. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e Sovranitetit të plotë të popullit shqiptar nëpërmjet Referendumit.

Tani është Koha për Veprim! Asnjë sekondë për të humbur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat